“Të dua”- Rudina Dembacaj publikon SMS-të, i tregon Mark Frrokut kush është bossi

Jan 23, 2020 | 13:04
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me Mark Frrokun. Dhe moderatorja ndan me fansat foto me partnerin e saj të ri por edhe mesazhe private.

Në një postim në mediat sociale, Rudina publikoi disa mesazhe ku i tregonte ish-deputetit të akuzuar për vrasje dhe prostitucion se kush është bossi.

Bëhet fjalë për një bisedë mes çiftit, ku nuk lënë pa i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

“Ti je bossi,”- i shkruan fillimisht Rudina partnerit të saj.

Ndërsa ai ia kthen përgjigjen duke i thënë: “Të dua”.

Por më pas aktorja kthen mendje dhe i shkruan: Bëra shaka, unë jam bossi.

Dhe Frroku e konfirmoi. Duke qeshur ai i thotë: “Po”.

Por më pas ajo fshiu postimin e publikuar dhe nuk e dimë arsyen.

Çifti janë partnerë në jetë dhe në biznes. Së bashku ata kanë hapur një lokal dhe shihen gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Rudina i dha fund martesës me ish-bashkëshortin Alex, me të cilin ka edhe një vajzë Viktorian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura