“Të dua pafund”/ Personi i zemrës i bën dedikimin e veçantë Adrola Dushit për ditëlindje (FOTO)

Jun 28, 2022 | 17:37
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Ndonëse paraqitja e saj nuk të jep përshtypjen, sot Adrola Dushi mbush plotë 29 vjeç.

Modelja e njohur ka ndarë në instagramin e saj urimet nga njerëzit e saj më të dashur. Ndër to ra në sy urimi i nënës së saj, e cila i kishte shprehur gjithë ndjesitë e saj në një mesazh të gjatë.

“E bukura ime
E ëmbla
E njoma, e vogla
Sa të dua
Gëzuar ditëlindjen
Dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde
Zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti
Unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë
Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam
Po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh
Të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota
Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura,”-shkruhet në mesazhin e mamit të Adrolës.

“Të dua sa bota mam,”- shkruan modelja krahas fotos.

Ju kujtojmë që vetë Adrola Dushi është bërë nënë në moshë të re. Modelja ka një djalë të quajtur, Troi nga lidhja e saj e mëparshme me Adis Patushin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura