“Të dua Ilir Meta si një adoleshente” – Kryemadhi publikon foton duke puthur Presidentin dhe i kushton dedikimin e veçantë

Mar 24, 2021 | 9:57
SHPËRNDAJE

ilir meta dhe monika ditelindje

Presidenti Ilir Meta feston sot ditëlindjen dhe urimi më i bukur i ka ardhur nga bashkëshortja e tij.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka shprehur urimin dhe dashurinë Metës përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar dhe një fotio të tyre, ku ajo e puth kreun e shtetit në ballë.

“Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur. Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTE

Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent.

Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur.

Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.

Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. 🙏

Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht.

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/