“Të dua!”- Feston sot ditëlindjen, Dua Lipa e uron babain me këto foto të vjetra nga fëmijëria

Mar 6, 2021 | 16:41
SHPËRNDAJE

Dua Lipa është kopja e babait të saj dhe këtë na e vërtetoi edhe këtë herë me fotot e vjetra që publikoi në rrjete sociale, për t’i uruar Dukagjinit ditëlindjen.

dua lipa (1)

Në fotot që këngëtarja kishte zgjedhur, ata shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin e në disa të tjera edhe duke fjetur bashkë.

dua lipa (4)

Gëzuar ditëlindjen babi… Të dua!”- shkroi Lipa krahas postimit.

dua lipa (5)

Ndërsa Dukagjini iu përgjigj: “Të dua, më mungon”.

dua lipa (3)

Në vitin 2019, babai i Dua-s rrëmbeu në “Brit” çmimin “si babi më i mirë në industrinë e muzikës”.

dua lipa (6)

Dukagjin nuk është i panjohur për skenën kosovare dhe shqiptare. 52-vjeçari ishte një yll i njohur i muzikës para se të zhvendosej në Mretërinë e Bashkuar në vitin 1992.

dua lipa (2)

Dua Lipa është shprehur gjatë një interviste për “Hunger” në 2016-ën se babai është frymëzimi i saj në muzikë.

dua lipa (1)

Babai i këngëtares themeloi festivalin e tij në Kosovë vite më parë me qëllimin për të ndryshuar perceptimin se Kosova ishte një vend lufte dhe jo mikpritëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura