“Të doli boja fare llafazane, mos u ngatërro me …” Alketa i kthehet ndjekësve: Sa turp, zhytuni thellë por do mbyteni aty

Jan 10, 2020 | 15:54
SHPËRNDAJE

Alketa Veksiu ka qenë në qendër të kritikave pasi sulmoi motrat Vjollca dhe moderatoren Xhemi Shehu për shkak se këto të fundit e imituan për mënyrën e prezantimit të saj në Festivalin e RTSH.

Ndonëse Luana, Marina dhe Xheni nuk reaguan ndaj postimeve në revistën e Alketës, kanë qenë fansat që i kërkuan të mos merret me motrat Vjollca.

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca,”- i shkruan një komentues.

Ndërsa Alketa iu përgjigj: “Janë super yje i duam.”

Një tjetër ndjekës, duke e klasifikuar si një llafazane, i tha se i ka dalë boja dhe se të gjithë e urrejnë.

“Sa mirë t’u bë të doli boja fare të gjithë të urrejnë llafazane,”- shkroi komentuesi.

Por Alketa reagoi duke thënë se është turp dhe se zhytja me thellë do sjellë mbytjen e tyre.

 “Jeni bërë shumë me 0 postime, 0 ndjekës! Sa turp, sa turp! Luftoni me mullinjtë e erës! Dashuri ka më shumë se urrejtje! Kështu zhytuni thellë e më thellë por do mbyteni aty,”- shkroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura