Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Mar 24, 2018 | 11:52
SHPËRNDAJE

Të dielën e fundit të marsit, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta para, pra natën mes të shtunës 24 dhe të dielës 25 mars. Ora zyrtare që kalon 60 minuta para është në orën 02:00 duke shënuar 03:00.

Ky ndryshim zgjat deri në javën e fundit të tetorit ku do të bëjmë një orë më pak gjumë, por do të kemi më shumë dritë.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura