Të dielën luhet Shqipëri-Rumani, por italianët i gëzon një tjetër fakt

Jun 14, 2016 | 21:49
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në Grupin A të Euro 2016 më 19 qershor, ndaj Rumanisë.13434765_1649055248749629_2570238972490935886_n

Deri tani nuk ende asnjë gjë të sigurt se çfarë mund të vendoset nga kjo ndeshje për fazën e mëtejshme të Kampionatit Evropian.

Por, italianët kanë ironizuar këtë përballje me steriotipin e krijuar për emigrantët shqiptarë dhe rumunë.

Në Facebook, po qarkullon masivisht një shaka e tillë ku thuhet në se këtë orë italianët mund të hapin dyert dhe dritare, pasi nuk do të jetë grabitje.

Këtë postim e kanë marrë me të qeshur dhe vetë shqiptarët pasi në faqen “Albanesi in Italia”, ka marrë mbi 4 500 ‘share’.

Shakaja në Facebook:

Dua t’u informoj se më 19 të këtij muaji nga ora 21:00 deri në orën 23:00 mund t’i lini dyert dhe dritaret hapur, askush nuk do të vijë për të na grabitur. Në atë orë luan Shqipëria me Rumaninë.shqip

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura