Të dhënat e kërkimit në Google/ Shqiptarët shohin në ëndërr… gjoks!

Sep 17, 2022 | 14:09
SHPËRNDAJE

Interpretimi i ëndrrave është një biznes i madh, sepse ëndrrat janë aq misterioze dhe personale, saqë nuk mund të mos i kërkojmë ato për dënim ose shpresë.

breast-850x437

Mornings.co.uk ishte kurioz se cilat ëndrra ishin më të zakonshme në vende të ndryshme të botës dhe analizuan të dhënat e kërkimit në Google për të parë se cilat simbole ëndrrash po kërkon çdo vend.

Ëndrrat ‘botërore’ të gjarpërinjve

Harta botërore tregon ëndrrën më të shpeshtë të kërkuar nga Google në çdo vend ku të dhënat ishin të disponueshme.


Harta botërore që tregon se çfarë shohin njerëzit në ëndërr.

Bota ëndërron gjarpërinjtë. Më shumë vende më së shpeshti ëndërrojnë për gjarpërinjtë se çdo gjë tjetër dhe është ëndrra më e zakonshme në më shumë se 1/3 e vendeve që u anketuan (52 ​​nga 147). Ëndrrat e gjarpërinjve janë veçanërisht ‘popullore’ në të gjithë Europën Lindore dhe pjesë të Azisë dhe Afrikës. Gjarpri ka dhe kuptim simbolik si diçka e keqe por në rastin e disa  vendeve të banuara nga gjarpërinjtë, nganjëherë një gjarpër është thjesht një gjarpër.

Ëndrra e dytë më e përhapur ishte humbja e një dhëmbi. Kjo ëndërr shihet më së shumti në vendet veriore dhe ndoshta për këtë e ka “fajin” personaliteti i zymtë verior.

Një studim i Universitetit të Kolorados zbuloi se personat që ëndërronin sikur u kishte rënë një dhëmb, e kishin thyer ose thjesht sikur nuk e kishin, janë më të shqetësuar për jetën dhe më depresivë, janë më pak të kënaqur dhe mendojnë se kanë më pak kontroll mbi jetën e tyre.


Shqiptarët janë të vetmit në botë që më popullore kanë ëndrrën për gjoksin.

Ndërkohë në Shqipëri mbizotëron një ëndërr ndryshe nga dy të parat dhe deri diku ndryshe nga çdo ëndërr që shohin në përgjithësi njerëzit nga vendet e tjera. Shqiptarët më së shumti shohin në ëndërr gjoks.

Të paktën 70 herë në muaj Shqiptarët kanë kërkuar në Google se çfarë kuptimi ka të shohësh në ëndërr gjoks./GazetaSi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura