Të dhënat e fundit/ Koronavirusi ka infektuar mbi 408,000 persona, ja vendet më të prekura

Mar 24, 2020 | 19:38
SHPËRNDAJE

0_FILE-PHOTO-Day-four-of-Italys-nationwide-coronavirus-lockdown-in-Brescia

Numri i të prekurve nga Covid-19 i ka kaluar 400 mijë njerëz të martën, me të dhënat nga “worldometers” që tregojnë aktualisht 408,914 të infektuar dhe 18,261 të vdekur.

shifrat korona 24

Janë 107,073 të shëruar në të gjithë botën. Vendet më të prekura vazhdojnë të jenë Kina, Italia, SHBA-ja, Spanja, Gjermania, Irani dhe Franca.

Në Kinë ka 81,171 të prekur të regjistruar nga sëmundja, me 3277 viktima. Lajmi i mirë nga vendi ku nisi pandemia është se ka një ulje të madhe të numrit ditor të të prekurve, gjë që tregon vënien nën kontroll të situatës.
Italia është vendi me numrin më të madh të vitkimave në botë. Janë 6820 të vdekur në vendin europian më të goditur nga kjo krizë shëndetësore mbarëbotërore dhe mbi 69 mijë të prekur.

shifrat2 korona 24

E treta renditet SHBA, ku Presidenti Donald Trump nuk e konsideron të arsyeshme mbylljen e njerëzve në shtëpi dhe mbylljen e bizneseve, për të mbrojtur ekonominë. Në këtë vend janë deri tani 49,594 të infektuar dhe 622 të vdekur.

Situata është në një përkeqësim të lartë edhe në Spanjë, ku janë konfirmuar 93,676 të prekur dhe 2800 të vdekur nga Covid-19.

Gjermania ka një numër të lartë rastesh dhe një numër të ulët vdekjesh, gjë që ka befasuar shumë ekpertë. Në Gjermani janë regjistruar 32,781 raste dhe ka 156 të vdekur.

Ndërsa Franca, ka 19,856 raste infektimi dhe 860 të vdekur.
Irani që po ashtu ka një numër shumë të lartë infektimesh në rajonin e tij, ka shënuar 24,811 të infektuar dhe 1,934 të vdekur.

Shifrat vazhdojnë të ndryshojnë me rritje të herëpashershme në mbarë globin, me virusin që ka prekur pothuajse të gjitha vendet dhe territoret e botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura