Të dhëna të rralla nga biografia gjatë Komunizmit/ “Kishte shkruar Enver Hoxha për mua”, aktori shqiptar rrëfen si e larguan nga Teatri dhe punoi hamall

May 27, 2020 | 16:35
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit, kanë dalë në dritë disa dosje, të cilat mbartin të dhëna biografike të aktorëve, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre gjatë periudhës së komunizmit.

jlfvjofbjdfhbujfhbhbonbre

Dhimitraq Orgocka, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, janë disa nga aktorët që i është bërë biografia. I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria live”, ishte aktori Dhimitraq Orgocka.

unnamed (12)

Aktori i njohur, tha se ka hyrë në teatër në moshë më të re. Por kur i vëllai iu fut në burg, atë filluan ta shqetësonin. Fillimisht për gjashtë muaj, e larguan nga teatri dhe e punësuan hamall. Pas një kalvari të gjatë në punë të ndryshme, Dhimitraqi thotë se e rikthyen përsëri në teatër.

Për të shpëtuar nga thashethemet, aktori thotë se detyrohej që të punonte tre fish më shumë. Ndërsa theksoi se të gjithë regjisorët e vlerësonin së tepërmi punën e tij si aktor.

maxresdefault (12)

“Unë kam hyrë shumë i ri në teatër, nuk i dija këto gjëra, mësova kur vëllai im hyri në burg. Këtu filluan shqetësimet e mëdha, punova nja gjashtë muaj hamall. U riktheva në pallatin e kulturës në Maliq dhe më pas më rikthyen në teatër. Atëherë kur bënim zboret dhe një të dielë edhe unë bëja zbor. Një oficer më tha s’kemi roje dhe një tjetër tha ja ku e keni, është këtu, ai njeriu që ti i ke shkruajtur letër Enver Hoxhës. Më vonë e mora vesh këtë gjë. Ankesa kishte shkuar në dorën e Enver Hoxhës, këtu në teatrin që po flas tani, ishte mbledhja e partisë, sekretari i partisë tha po lexojmë letrën për atë djalin tonë, do të punojë siç ka punuar, ne do e vlersojmë. Kështu kishte shkruar Enver Hoxha për mua. Njerëzit në sallë duartrokitën dhe nuk më shqetësuan më. Unë filloja punën me gruan dhe heshtja nga të gjitha fjalët që më thoshin. Shumë probleme i zgjidhnim me organizatën e partisë. Ndiqja me këmbëngulje direktivat e regjisorëve dhe punoja tre fish më tepër, që të mos i lejoja të tjerët të flisnin keq për mua. Nuk e di, regjisorët që kanë punuar këtu më kanë vlerësuar për punën që kam bërë dhe kjo për mua ishte e vlerësueshme”, tha aktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura