Të dënuarin për plagosje e “spiunojnë”, policia i vë prangat pasi i gjen … (EMRI)

Nov 21, 2018 | 9:24
SHPËRNDAJE

Nje person qe ka qene me pare i denuar per plagosje eshte vene ne pranga pas nje kontrolli qe policia ka bere ne banesen e tij.

armet

Policia thote se ishte informuar se shtetasi Altin Mera mbante arme pa leje ne banese dhe policia ka nderhyre per te shmangur ndonje ngjarje të mundshme kriminale.

Njoftimi   

Sipas policise,Mbante armë zjarri pa leje dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet arma zjarrit tip automatik dhe 950 copë fishek

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.M, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Dibër (i dënuar më parë për plagosje e lehtë).

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, shërbimet e policisë kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek, si dhe një sasi municioni prej 950 copë fishek të fshehura në një çantë, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik model 56, dhe sasisa e municionit.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura