“Të dashur ‘patronazhistë’ mos e dëgjoni kryefuksin”/ Presidenti Meta reagon pas deklaratave të Ramës: Referendumi i 25 prillit do triumfojë bindshëm!

Apr 18, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për patronazhistët, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën thirrje atyre që të mos dëgjojnë “kryefuksin” siç e cilëson kreun e qeverisë.

175689623_3946140465432197_2584000827380734712_n

Ai thotë se regjimi i fuksave ka mbaruar dhe se Rama e di këtë më mirë se kushdo tjetër.

Sipas Metës, Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm më 25 prill.

Reagimi i plotë:

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura