“Të çlirohemi sa më parë nga kjo e keqe”, Basha me banorët në Kukës. Ja çfarë premton

| 12:25
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-se, Lulzim Basha gjate vizites se tij ne Kukes, ne vijim te turit te nisur nen sloganin “#PotëDëgjoj“, premton se qe diten e pare te ardhjes ne pushtet do te heqe taksen e vendosur nga qeveria Rama per rrugen e Kombit. 1

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!
#PotëDëgjoj“- thekson kryedemokrati. 

Ne bashkebisedim me nje anetaret e nje familjeje, Basha ka degjuar ankesa te shumta per gjendjen ekonomike, qe ka detyruar djemte e shtepise te marrin rruget e mergimit.

“Edhe baben e ketyre kemi per ta kthy, por ka per t’u kthyer vete, edhe keta femije ta ndertojne jeten ketu”- thote Basha, duke theksuar se gjerat e mira qe jane bere nuk duhet te harrohen, qe nga Rruga e Kombit te dyfishimi i rrogave te mesuesve, te ecja perpara e biznesit ne ate kohe.

Basha ngriti shqetesimin e largimit te te rinjve nga Shqiperia. “Kur keto pasurite e KUkesit t’i vendosim te punojne per kukasianet, autobuset do te mbushen Bruksel-Kukes e jo Kukes-Bruksel”.

Sipas Bashes, “varferia po e ben Kukesin dhe shqiperine te pajetueshme per te qytetaret dhe pa shprese per te rinjte. Do te ringreme ekonomine dhe do te zhdukim fenomenin e largimit te rinise. Zhvillimi i ekonomise i jep zgjidhje njehere e pergjithmone largimit te shqiptareve”- tha ai.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.