Të burgosurit, një grup folklorik në Festivalin e Gjirokastrës

May 15, 2015 | 15:23
SHPËRNDAJE

Në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës merr pjesë edhe një grup artistik të burgosurish. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, është mundësuar një stendë përfaqësuese e institucionit të burgjeve në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.

Nga festivali i Gjirokastrës

Prej më se një muaji kanë filluar përgatitjet për pjesëmarrjen e grupeve artistike të të dënuarve nga burgu i Peqinit, Lezhës dhe “Jordan Misja” (Fier), nën drejtimin e këngëtares Myfarete Laze.

Në përbërje të përfaqësisë do të ketë një kompleks valleje të përbërë nga tre të dënuar nga burgu “Jordan Misja”, një grup polifonik, i përbërë nga 6 të dënuar nga burgu i Peqinit dhe një duet rapsodësh nga burgu i Lezhës. Krahas pjesëmarrjes në festival, DPB është pjesëmarrëse edhe në panairin e hapur me këtë rast, me punime të ndryshme artistike dhe artizanale të të burgosurve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura