“Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje”- Veliaj kujton tragjedinë e një viti më parë

Nov 26, 2020 | 10:57
SHPËRNDAJE

 

Veliaj-ErjonKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përkujtuar përmes një postimi 1-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Veliaj shkruan se parë tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore, por që shqiptarët ditën të ngrihen edhe më të fortë.

“Një vit më parë tërmeti fatal provoi BRISHTËSINË tonë njerëzore! Një vit më pas, iu përgjigjëm pasojave të tërmetit duke rindërtuar dhjetëra shkolla e qindra shtëpi për të provuar FORCËN tonë! Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje – ne, shqiptarët e bashkuar”, shkruan Veliaj.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ishte një nga më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura