“Të bësh takim para hundës së Marshallit dhe Myftarit, kur…”- Artan Hoxha tregon prapaskenat e aktivitetit të Lulzim Bashës me gratë: Vetëm nëse i ka dhënë garanci…

Jan 18, 2022 | 14:51
SHPËRNDAJE

Lulzim-Basha-takimi-grate-berisha-zyrat-rithemelimi-rrugica-sala-Myftar-Lumnesha (6)Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar aktivitetin e Lulzim Bashës sot me Lidhjen e Gruas Demokrate pranë një lokali tek RTSH-ja.

Hoxha shkruan se takimi është zhvilluar një rrugicë para shtëpisë së ish-kryeministrit dhe disa metra larg zyrës që ky i fundit ka te një qendër tregtare. Sipas Artan Hoxhës “të shkosh të bësh takim me gra, para hundës se Marshallit dhe Myftarit, qe nuk ke lenë gjë pa u thëne dhe të pretendosh se do të presin me “pekule”, ti qofsh!!!!”

Lulzim-Basha-takimi-grate-berisha-zyrat-rithemelimi-rrugica-sala-Myftar-Lumnesha (4)

“Vallahi guxim i marrë më duket!! Vetëm ne i ka dhëne garanci Garda e Republikës, se nuk do i preket asnjë qime floku, si me 8 janar te SHQUP-i?”, shkruan Hoxha

LEXO EDHE: (Basha provokon Berishën/ Mbledhje me gratë poshtë zyrave të Komisionit të Rithemelimit të PD-së)

Artan Hoxha

Eh ç’i ka pjellë belaja Lulit?!!

Prapë në rrethim mbeti. Nuk e di si do dalë nga lokali te RTSH-ja, sepse e kanë mbërthyer mirë në rrethim, gratë dhe të rinjtë demokrate të Foltores, si dhe ca tipa të organizatës B9…

Nuk e di kush ia ka dhëne këte idenë, që të bej takim me gra, ngjitur me Rrugën “Mustafa Matohiti”, apo si njihet ndryshe Rrugica e Salës dhe përpara qendrës tregetare, ku Marshalli ka zyrën në katin e 13-të.

Lulzim-Basha-takimi-grate-berisha-zyrat-rithemelimi-rrugica-sala-Myftar-Lumnesha (3)

Vallahi guxim i marrë me duket!!!!

Vetëm ne i ka dhëne garanci Garda e Republikës, se nuk do i preket asnjë qime floku, si me 8 janar te SHQUP-i???!!!

Të shkosh të besh takim me gra, para hundës së Marshallit dhe Myftarit, që nuk ke lënë gjë pa u thënë dhe të pretendosh se do të presin me “pekule”, ti qofsh!!!!

Lulzim-Basha-takimi-grate-berisha-zyrat-rithemelimi-rrugica-sala-Myftar-Lumnesha (1)

Artan Hoxha Basha

Lulzim-Basha-takimi-grate-berisha-zyrat-rithemelimi-rrugica-sala-Myftar-Lumnesha (2)

Lulzim-Basha-takimi-grate-berisha-zyrat-rithemelimi-rrugica-sala-Myftar-Lumnesha (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura