“Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave pas tërmetit”, Soreca takon Çuçin: Ky është kusht thelbësor për…

Dec 6, 2019 | 16:42
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili është gjithashtu edhe ‘komisari’ i të gjithë operacioneve post-tërmet.

sorecacuci

Në një postim në facebook, Soreca bën me dije se në takimin me Çuçin është diskutuar për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave, pas fatkeqësisë.

Sipas Ambasadorit të BE-së ky është një kusht për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve.

“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Nations Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë. Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve”, shkruan ambasadori Soreca.

soreca

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura