“Të bashkohemi të majtë dhe të djathtë”/ Fatmir Mediu: “Rama ik!” duhet ta bëjmë realitet ne! Nuk ka krim më të madh se…

Apr 19, 2021 | 11:32
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kërkuar votën e qytetarëve të Rrogozhinës në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë një takimi elektoral, kandidati i 7  për Tiranën në listën e “Aleancës për Ndryshim” i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë që të votojnë dhe të tregojnë se janë ata që vendosin.

“Ka ardhur momenti që të gjithë ne së bashku të marrim një vendim. Vendimi ynë është një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, të familjeve tona dhe të vendit tonë. Kemi 30 vjet që përpiqemi për të ndërtuar një shtet demokratik, ku zëri ynë si qytetarë të ketë vlerë, ku forca dhe dinjiteti ynë të respektohet, ku ne të kemi mundësi, të kemi punë dhe nëpërmjet punës të garantojmë dhe dinjitetin dhe marrëdhënien tonë familjare. Dhe besoj të majtë dhe të djathtë, të bashkohemi në një përfundim; Ky nuk është shteti që u takon shqiptarëve, ky nuk është shteti që respekton shqiptarët, ky nuk është shteti europian që duam, ky është regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës dhe gjithë klanit të tij. “Rama ik!” duhet t`a bëjmë realitet ne, dhe këtë do ta bëjmë realitet duke besuar tek vetja jonë, duke besuar që ne kemi në dorë të ardhmen tonë.

Detyra e parë e gjithsecilit në datën 25 Prill, është të dalim dhe të votojmë, pavarësisht të majtë apo të djathtë, të tregojmë që ne vendosim në një shoqëri demokratike, për fëmijët tanë, për familjet tona, për Rrogozhinën dhe për mbarë Shqipërinë”, tha Mediu.

fatmir mediu

BLERJA E VOTËS

Mediu u shpreh ndër të tjera se është krim i madh të blesh varfërinë në këmbim të votës.

“Nuk ka krim më të madh se të kërkosh të blesh varfërinë e tjetrit. Nuk ka krim më të madh sesa të kërkosh t`i blesh votat e qytetarëve. Nuk ka krim më të madh se të kërkosh të manipulosh zgjedhjet. Nuk ka krim më të madh se të mos i japësh mundësinë qytetarëve të Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë, që të kenë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, që të vendosin me bindjen e tyre, pavarësisht të majtë a të djathtë”.

LARGIMI I TË RINJVE

“Mbi 74% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 92% e atyre që kanë studiuar jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, që kanë pasur ëndërr që ata të kthehen në Shqipëri, të bëhen liderët e së ardhmes, të ndërtojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, nuk duan të kthehen më. Prandaj është e rëndësishme që në këto zgjedhje ne të gjykojmë se ku jemi vetë, ku janë familjet tona, ku është shoqëria jonë dhe ku po shkon Shqipëria dhe kombi ynë. Le të marrim një përgjegjësi të gjithë së bashku për të dalë dhe për të votuar dhe për t`i thënë njëherë e përgjithmonë këtij regjimi të korruptuar, që ti nuk mundet të zësh rrugën tonë, nuk je Zot mbi jetët tona. Ne jemi Zot të fatit tonë, të familjeve tona dhe të Shqipërisë. Në emër të kombit, të flamurit, të familjeve, ne duhet të largojmë këtë klikë të korruptuar, regjimin e korruptuar të Edi Ramës”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura