Të arrestuarit e “Plumbit të artë” dalin në GJKKO, kush janë 18 të rrezikshmit e ngjarjeve të bujshme kriminale

May 21, 2022 | 13:20
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën e Posaçme, GJKKO kanë dalë për masë sigurie tetëmbëdhjetë personat për të cilët SPAK dhe Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestet, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, që ka zbardhur disa nga ngjarjet më të bujshme kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

Sot në gjyq del dhe Leonard Palushi, një drejtues policie mes të arrestuarve, që sipas Dumanit ka qenë një nga informatorët e grupeve kriminale.

Kujtojmë se të penduarit Nuredin Dumanit iu komunikua në spital masa ‘arrest në burg’ të shtunën.

Referuar të dhënave të dosjes që gjendet në vendimin e gjykatës, vërehen që 32 personat e përfshirë në dosje kanë kryer gjithsej 23 akte të rënda kriminale, prej tyre 8 janë vrasje, 7 tentativa, 6 grabitje me dhunë dhe 2 shkatërrime pronash me eksploziv.

Këto janë ngjarje që SPAK pretendon se i ka zbardhur dhe për të cilat ekzistojnë provat dhe faktet e mjaftueshme për t’i vënë në bankën e të akuzuarve.

9 PERSONAT QË KANË QENË TË ARRESTUAR

  1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
  2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
  3. Altin Ndoci, 35 vjeç
  4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
  5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
  6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
  7. Ilirian Feci, 47 vjeç
  8. Enver Diva, 43 vjeç
  9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

 9 PERSONAT QË U ARRESTUAN GJATË OPERACIONIT

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
  2. Leonard Palushi, 41 vjeç
  3. Gentian Sharra, 48 vjeç
  4. Fatos Gosa, 54 vjeç
  5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
  6. Petrit Qoli, 51 vjeç
  7. Agron Qoli, 52 vjeç
  8. Agron Qafa, 48 vjeç
  9. Asllan Plaku, 30 vjeç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura