“Të anulohet ‘Qytetar Nderi’ për Feçor Shehun”

Nov 24, 2014 | 12:43
SHPËRNDAJE

Feçor Shehu gjate seancave gjyqesore
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Ballshit për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” ish-ministrit të Brendshëm të kohës së diktaturës, Feçor Shehu, këshilltarët e PD-së kanë kërkuar nga prefekti i Qarkut Fier që të mos firmosë hyrjen në fuqi të këtij vendimi. Letra e firmosur nga këshilltarët e djathtë, Artur Shehu, Mirela Muçaj, Astrit Zeqiraj, Bilbil Shametaj theksojnë se firmat e tyre janë falsifikuar dhe se gjatë mbledhjes së 19 nëntorit është votuar vetëm ndihma ekonomike për qytetarët. “Ju bëjmë me dije se mbledhja është bërë si rezultat i përfundimit të afatit për shkrirjen e këshillit dhe në mbledhje është miratuar ndihma ekonomike e qytetarëve dhe është firmosur vetëm pjesëmarrja në një mbledhje rreth 10 minuta. Ju bëjmë me dije se në mbledhjen e datës 19/11/2014 nuk janë miratuar as me votim të hapur dhe as me votim të fshehte, madje nuk është lexuar asnjë liste emërore e propozimeve për ‘Qytetar Nderi’. Në qoftë se ju dispononi materiale të këtij karakteri, ju sigurojmë se ato janë të falsifikuara dhe për këtë ftojmë prokurorinë të hetojë mbi specimentet e firmave. Duke besuar në integritetin e pozicionit tuaj, shpresojmë që për një çështje kaq të ndjeshme për publikun ju të konsideroni te paligjshme të gjitha vendimet e kësaj mbledhjeje”, thuhet në letrën e këshilltarëve të PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura