Të afruar me bujë dhe të larguar me xhepin “plot”, ja dështimet e Partizanit në merkato

Nov 23, 2017 | 10:05
SHPËRNDAJE

Dështimet e Partizanit në merkato vitet e fundit kanë qenë të shumta. Lojtarë të afruar me bujë nga trajnerët, apo menaxherë të ndryshëm në fund nuk kanë bindur në fushën e lojës ose kanë vuajtur nga dëmtimet e gjata, çka ka bërë që të largohen nga klubi i kuq, herë me marrëveshje dhe herë duke marrë një pjesë të kontratës për të cilën kishin firmosur.

Në listën e mëposhtme, kampion mund të konsiderohet pa dyshim Dalibor Volash, sulmuesi slloven që u bë pjesë e të kuqve sezonin e shkuar në merkaton e verës dhe qëndroi për vetëm 35 ditë. Por, kaq mjaftuan që futbollisti, i cili dukej qartë që ishte jashtë forme, të kërkonte plot 24 mijë euro për të prishur kontratën me kryeqytetasit.

partizani

Ndërsa lojtarët e tjerë kanë pranuar marrëveshje duke përfituar edhe shuma më të vogla nga klubi i kuq, për t’u larguar me marrëveshje dhe pa iu futur rrugës gjyqësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura