Të afërmit e Konstandinos Kaçifas kërkesë në prokurori: Mjek ligjor nga Greqia

Oct 29, 2018 | 17:46
SHPËRNDAJE

Të afërmit e Konstandinos Kaçifasit duket se nuk kanë besim te autoritet shqiptare.

Mësohet se ata kanë paraqitur këtë të hënë në prokurorinë e Gjirokastrës, kërkesën për ardhjen e një mjeku ligjor nga Greqia, për ekspertizën e trupit të pajetë të 35-vjeçarit.

***

Familjarët kërkojnë ekspertizë të huaj, Policia greke: Ngjarja në Bularat nuk ka lidhje me…

Familja e Konstandinos Kaçifa, ka refuzuar që djali i tyre të varrosej sot, pasi sipas tyre nuk është bërë ekspertiza e duhur dhe ngjarja ende nuk është sqaruar.

Sipas mediave greke familjarët kanë refuzuar që të tërheqin trupin nga morgu i spitalit, pasi kërkojnë një ekspertizë nga specialistë të pavarur.

Po ashtu mediat greke shkruajnë se shteti grek nga komunikimi me palën shqiptare nuk rezulton që ngjarja në Bularat të ketë lidhje me flamurin grek. Ka patur komunikim të Drejtorit të Pergjithshem të Policisë Greke, Aristidi Andrikopoulou me homologun e tij shqiptar.

mamaja e kocifas

Familja ka kërkuar nga Ambasada Greke në Tiranë që të emërojë një ekspert të pavarur për të bërë ekspertizën dhe të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

099ff42a-d50e-4bb5-937d-43aeb852867b

Deri më tani nuk dihet se kur do të zhvillohet funerali, ndërsa tashmë mobilizimi në Greqi dhe në Epirin e Veriut është rritur dhe kërkohet pjesëmarrjen masive në mort, ndërsa planifikuar dhe emigrantët protestojnë tubim jashtë Stacionit të Policisë Gjirokastër.

Mediat greke shkuajnë se në vendin ku ndodhi shkembimi i zjarrit pranë viktimës u gjetën 8 gëzhoja, 1 çantë me rreth 100 fishekë Kallashnikovi, thikë ushtarake dhe këllëf ushtarak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura