Tayna e “zhduku” nga kënga, ja si reagoi Dafina Zeqiri (VIDEO)

Jun 27, 2022 | 23:56
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Dy vite pas zënkës me Dafina Zeqirin, Tayna ka habitur jo pak fansat me veprimin e saj të fundit, duke fshirë emrin e këngëtares nga teksti i këngës “Bye Bye.”

Në vitin 2019 Tayna dhe Dafina bashkëpunuan për këngën l ‘Bye Bye’, këngë të cilën ende e këndojnë në koncertem edhe pse nuk ruajnë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Në tekstin e këngës është një varg ku thuhet: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo, në një nga koncertet e fundit, Tayna ia ndryshoi tekstin duke hequr emrin e Dafinës. Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i Taynës.

Fansave të Dafinës nuk u ka pëlqyer aspak ky veprim duke shpërthyer në komente teksa ka ardhur një “diss” edhe nga ana e vetë këngëtares. Dafina ka vendosur t’ia kthejë në të njejtën monedhë reperes, duke i zëvendësuar emrin në tekst. Në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale, Dafina këndon në koncert këngën “Bye Bye”, ku mes të tjerash thotë: “Kërkush mo, veç Dafina e Dafina.” 

Çfarë ka ndodhur mes Taynës dhe Dafinës?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje konkrete dhe asnjëra nuk ka treguar çfarë ndodhi mes tyre. Por, me siguri mund të themi se nuk janë mikesha. Verën e 2019 ato e kaluan bashkë në koncerte e po ashtu i shihnim shpesh në rrjetet sociale. Por, papritur disa muaj më vonë u vu re se ato nuk po e mbështesnin më njëra-tjetrën si më parë. Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

E gjitha mori shumë zë kur Tayna ishte e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, kishte bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat aluduan se ai ishte “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”. Në këtë këngë, që duket se është një “diss” por nuk ka asgjë konkrete se me kë, në vargje ajo thotë: “Inatin mrena nshpirt e kini/Smun dashni me dhon/Kur n’zemer tane ki veq zili, zili/Silly silly/You actin crazy cuz you made a milly/I kom n’bank ëuz the dealy/Ju Skeni pa real real hustler”.

Pas kësaj, në 2020 ato hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami. Dy artistet ishin folloë deri para shfaqjes së Taynës në “Gjoni black”. Kjo u pasua nga statuse të shumta nga të dyja ato. Në njërin prej tyre Dafina shkruante: “Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“.

Në një reagim asokohe Dafina u shpreh se nuk i ka bërë diss askujt, sidomos femrave, të cilat siç shprehej ajo, është munduar gjithnjë t’i përkrah. Dafina deklaroi se ka vite në industri para se të ekzistonte edhe Instagrami me Youtube-in, të cilët e lehtësojnë rrugët drejt famës.

“S’i kam bërë diss askujt, asnjëherë, sidomos femrave. I kam mbështetur ato që janë në shoëbiz, sidomos ato që kanë qenë në hapat e para sepse e di që është vështirë dhe gjithmonë kam qenë feministe dhe kam dëshirë t’i mbështes sepse e di sa e vështirë është në këtë shoëbiz. Kam shumë vite këtu, edhe para se të ishte Instagrami. Po ashtu, para edhe se të ishte YouTube siç është sot.”

Megjithatë, ajo nuk i mohoi përpjekjet për diss nga artistet e tjera ndaj saj, duke shtuar se vetë distancohet nga këto veprime të cilat nuk i konsideron shembull për gjeneratën e re. “Dhe më vjen keq për ato femra që kanë bërë thirrje për mbështetje dhe më pas kanë kthyer shpinën me diss-a. Kjo nuk është shembull për gjeneratën e re dhe unë s’kam pjesë me qenë pjesë e rrethanave të atyre njerëzve.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura