Taylor Swift publikon këngën e re dedikuar ish të dashurit të saj, por si reagoi bashkëshortja aktuale e Joe Jonas?

Apr 8, 2021 | 20:02
SHPËRNDAJE

Taylor Swift ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, e titulluar “Mr. Perfectly Fine”, të cilën e shkroi në vitin 2008, në të njëjtin vit kur ishte në lidhje me Joe Jonas.

taylor swift (1)

Ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë edhe bashkëshortja e Joe, Sophie Turner, në lidhje me këtë projekt muzikor, raporton “Page Six”.

taylor swift (3)

Nuk është një hap i keq”, shkroi aktorja 25-vjeçare krahas një pjese të këngës që e publikoi në Instastory.

taylor swift (2)

Sapo e pa, edhe Taylor Swift e ripublikoi postimin e Sophia-s, duke shtuar: “Përgjithmonë e ulur në gjunjë përpara Mbretëreshës së Veriut”, duke ju referuar pseudonimit për rolin e saj në “Game Of Thrones”, Sansa Stark.

taylor swift (3)

Reagimi i Sophia-s ishte çuditërisht i butë, pasi shumë fansa kanë spekuluar se teksti i këngës së Swift ishte për Jonas,me të cilin aktorja është martuar në vitin 2019.

taylor swift

Kënga është pjesë e albumit të vitit 2008 të Taylor, i titulluar “Fearless”.

taylor swift (11)

Taylor dhe Joe thuhet se dolën bashkë nga muaji korrik deri në muajin tetor të vitit 2008.

taylor swift (1)

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.