Taylor Swift kritikon ashpër “Netflix” për “shakanë seksiste” në lidhje me marrëdhëniet e saj me djemtë

Mar 3, 2021 | 10:21
SHPËRNDAJE

Taylor Swift ka kritikuar “Netflix” pasi në serialin “Ginny & Georgia” është një fragment shakaje “thellësisht seksiste”, në lidhje me historinë e saj të marrëdhënieve, shkruan “Mirror”.

taylor swift

Në një skenë të filmit, gjatë një bisede midis nënës dhe vajzës të cilat diskutojnë për marrëdhënien, Ginny i thotë nënës së saj:

Ti i ndërron burrat më shpesh se Taylor Swift“.

taylor swift (4)

Fansat e Swift reaguan me zemërim dhe kanë përhapur ‘hashtagun’ #RESPECTTAYLORSWIFT në Twitter gjatë fundjavës.

Hey ‘Ginny & Georgia’, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur.

Gjithashtu, ‘Netflix’, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.” – shkroi Taylor.

taylor swift (3)

Ylli i popit gjithashtu qortoi “Netflix” për transmetimin e shakasë, pasi ajo bëri partneritet me platformën streaming, për dokumentarin e saj të vitit 2020 ‘Miss Americana’.

As “Netflix” dhe as ekuipazhi i “Ginny & Georgia”, nuk i janë përgjigjur thirrjeve të Swift. Antonia Gentry, e cila luan rolin e Ginny, ka marrë ngacmime nga fansat e Swift në Instagram.

taylor swift

Kur Swift u bë ylli kryesor i pop-it në fillim të viteve 2010, tituj kryesor në media ishin vetëm në lidhje me marrëdhëniet e saj.

Së fundmi Swift ka folur hapur për marrëdhënien me aktorin Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla.

taylor swift (10)

Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, “Folklore” dhe “Evermore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura