“Tavarish Luli, bëre mirë që nuk e le Saliun të …”, Balla kujton Gërdecin. Apel drejtësisë

Mar 15, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

Me një kujtim për atë që e quajti krimi i Gërdecit, që mori 26 jetë njerëzish e që sot shënon 10 vite nga tragjedia, e ka nisur fjalën e tij në Kuvend, socialisti Taulant Balla.

balla kuvend

“Sot bëhen 10 vite nga shpërthimi i krimit, tragjedisë së rëndë në Gërdec, ende nuk ka shkuar te fajtorët e vërtetë edhe ju që ikni nga salla sa herë që në sallë fliten të vërteta. Tavarish Luli, ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë e nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur se në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte provokim i rëndë. Por në dritën e drejtësisë së re që po lind krimi i Gërdecit duhet të jetë një prej cështjeve që duhet hetuar dhe fajtorët për 26 jetë të humbura duhet të vihet aty ku u takon dhe fajtorët të shkon aty ku u takon”- tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura