“Taulanti filloi të më blinte mendjen”/ Balla flet për përgjimin e Alizotit: Unë nuk e …

Oct 10, 2018 | 10:15
SHPËRNDAJE

Balla-Gjykata“Unë nuk e kam takuar kurrë”, u shpreh Taulant Balla jashtë gjykatës së Tiranës, ku u pyet për deklaratat e Alizotit, në videon e publikuar një ditë më parë nga deputeti demokrat Salianji.

“Se kam takuar kurrë… asnjëherë”.

“Unë duhet t’iu them që prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje, të vazhdojë hetimet deri në fund edhe për video të tjera të servirura. Por, personat që nxjerrin videon s’duhet t’ia fusin vrapit, se largimi i djeshëm me shpejtësi i Salianjit (pas emisionit Opinion) me duke vënë në rrezik edhe rojat është i turpshëm. Sepse, në (deputetët) duhet të jemi të parët që nëse disponojmë t’ja vëmë në dispozicion prokurorisë”, tha Balla, i cili shtoi se deputeti demokrat rrezikon që ndaj tij të ngrihet një akuzë penale për fshehje provash.

“Pati disa ditë me radhë përpjekje nga Partia Demokratike që ta kthenin Babalen në hero kombëtare, tani del kunati dhe thotë ‘ka tradhtuar PD-në dhe ka kaluar këtej matanë’ s’janë aspak të vërteta. Çështja ka ecur mirë deri tani dhe i bëj thirrje prokurorisë ta çojë deri në fund”, shtoi kreu i deputetëve socialistë.

***

Shtyhet seacna

Ka zgjatur më pak se 30 minuta seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në dy makina Toyota Yaris. Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t’i dhënë mundësi prokurisë të jetë e pranishme në proces.

Në një deklaratë për gazetarët, në dalje të gjykatës, tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat. “Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin. Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet. Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD. Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër dhe ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjertër”

Edhe avokati i Ballës tha se Basha duhet të provojë pretendimet e tij. “Lulzim Basha ka shpifur kur ka akuzuar Tauland Ballën se ka lidhje me paratë që u kapën në Durrës. Lulzim Basha duhet të provojë pretendimet e tij”.

****

3.4 mln eurot/ Nis përballja në gjykatë, Balla prezent, Basha dërgon avokatët

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

g

Balla ka paditur Bashën për shpifje si dhe nxjerrje të sekretit hetimor për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

v

Kryedemokrati përfaqësohet në gjyq nga avokati Gazmend Bardhi dhe Ivi ndërsa socialisti Balla ka zgjedhur të jetë edhe vetë bashkë me avokatin.

d

Dje Balla i bëri thirrje Bashës të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të mos paraqiste raport mjekësor.

b

Kreu i PD akuzoi Ballën si garanti i  3.4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

a

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura