Taulant Balla takime në Bolonja me mbështetës të PS, delegatët nga Italia gati për Kongresin e 29 shkurtit

Feb 16, 2020 | 13:34
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Bolonja me delegatë të Kongresit që përfaqësojnë anëtarësinë e Partisë Socialiste në Itali në Kongresin Zgjedhor të 29 Shkurtit.

baaa

Pas zgjedhjeve të delegatëve në strukturat e PS në Greqi, edhe strukturat në Itali kanë përzgjedhur delegatët e tyre në Kongres.

“Në Kongres një ndër panelet kryesore të diskutimit do të fokusohet tek problematikat që shqetësojnë shqiptarët në diasporë, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve konsullore, njohja reciproke e kontributeve të sigurimeve shoqërore, dhe sigurisht jetëzimi i angazhimit tonë të kahershëm për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit”, ka thënë Balla.

Sipas tij, viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ashtu si edhe në Këshillin Evropian në tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për secilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha se pavarësisht se zgjedhjet e qershorit 2021 duken ende larg, “gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave tona partisë edhe kashtë Shqipërisë, sepse ju keni një rëndësi të veçantë, për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura