Taulant Balla takim me sindikatën e naftëtarëve në Ballsh: Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tuaja për detyrimet e prapambetura

Nov 27, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi këtë të shtunë një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve të Ballshit.

taulant balla2

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, teksa ka shpërndarë disa foto nga takimi, Balla deklaron se u bëri me dije naftëtarëve se në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022, është parashikuar një fond i posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve.

Gjithashtu ai theksoi se maxhoranca do të vijojë të mbrojë të drejtat e naftëtarëve për detyrimet e prambetura që janë ende të pazgjidhura.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Ballsh/ Zhvilluam një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve. Miratuam në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve. Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura