Tatimi i pagës minimale, zv/ministri Luçi: Skema nuk ndryshon

Aug 9, 2015 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi për një draft të përgatitur me FMN-në, për tatimin me 5 % të pagës minimale.

Zv/ministri i Financave, Erjon Luçi
Zv/ministri i Financave, Erjon Luçi

Në një deklaratë për mediat, zv/ministri i Financave, Erjon Luçi tha se nuk ka asnjë plan për ndryshimin e skemës së tatimit mbi të ardhurat.

“Duke marrë shkas nga diskutimi i ditëve të fundit, sqarojmë publikun se nuk ka ndryshim në skemën e të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndryshimin e kësaj skeme”, tha Luçi.

Zv/ministri nënvizoi se fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

Sipas draftit të publikuar në media, për herë të parë është vendosur tatimi mbi fitimin 5% për pagat deri në 15 mijë lekë në muaj. Aktualisht ky tatim është zero për pagat deri në 30 mijë lekë në muaj.

 “Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka në lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale”, ka theksuar Ministria e Financave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura