Tatimet e Policia, kontroll te lokali i Elton Dedës, shoqërohet basisti: Rrofshi o baballarë të kombit

Feb 6, 2016 | 9:52
SHPËRNDAJE

Kantautori Elton Deda ka përjetuar një situatë të keqe në lokalin e tij të cilen ka dashur ta ndajë me miqtë e tij në FB. Ai shkruan se Tatimet dhe Policia e Shtetit kanë ‘bastisur” lokalin, pa asnjë mandat. Teksa shpreh indinjatën se klubi i tij u trajtua “si një klub që mbijeton me kokainë dhe hashash”.

E pasi kanë kërkuar karta identiteti kanë marrë e futur në birucë basistin e tij, që nuk kishte me vete mjetin e identifikimit.

“Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!”- shkruan ai.


deda1
Postimi i plote i Dedës në FB

Ne Rockstock vijne tatimet shoqeruar nga policia e shtetit. Kerkohen karta identiteti dhe kontrollohen objekte personale pa asnje lloj mandati. Trajtohet si nje klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash gje qe s’ben vaki se ndryshe nuk do thoshte nje polic i rajonit nr 3 ” ore sa vite keni qe e keni hap???…”
Dhe mbasi raprezalja i perzen njerezit e paqshem, merret basisti jone Franci Francesk Fjerca, futet ne makine se spaska karte identiteti, futet ne biruce, e marrim me qetesi, e merr me qetesi, me qetesi mbahet larg familjes dhe 2 femijeve dhe gruas, me qetesi punon policia e shtetit me nje muzikant te gjore, ben procedurat e veta qe vetem policia angleze i ben me kaq devotshmeri dhe pastaj lirohet ne 5 te mengjesit mbasi verifikon qe ky person ska rrezikshmeri!! Po rrofshi e qofshi o Baballaret e Kombit!! Po rrofshi e qofshi o ligjvenes qe trashni qafen e barkun duke bere te fortin me muzikante te ndershem! Ju admiroj seriozisht! Ja arritet dites qe tu respektoje njerezia per ndershmerine tuaj. Jua paçim borxh o baballare!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura