Tashmë do e shohim si deputete në Parlament, me lot në sy Ori Nebijaj i thotë “mirupafshim” prezantimit në TV: Nuk jam prekur ndonjëherë kaq shumë

Dec 2, 2022 | 20:17
SHPËRNDAJE

Sot ishte dita e fundit e Ori Nebijaj në prezantimin e emisionit “Përputhen”, pasi tashmë do ta shohim në Parlament si deputetë të vendit. Në puntatën e fundit të saj në emision, Ori u surprizua nga stafi, madje ajo nuk i mbajti dot as lotët.

ori

Sigurisht nuk ka munguar një surprizë për të dhe disa fjalë zemre nga Arjani dhe Neda, me të cilët ka ndarë studion gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ndërsa vetë Ori u shpreh se nuk është emocionuar ndonjëherë më shumë sesa sot.

ori nebiaj

“Ju e bëtë këtë surprizën, mua më prekët, nuk jam prekur ndonjëherë kaq shumë. Jam e lumtur që punova me gjithë ekipin e Përputhen. Jam e lumtur që Tch ka qenë një familje. Kështu do të jemi, goca po ikën për studime dhe do kthehet përsëri. Ju duam shumë të gjithëve, shihemi në ditë më të bukura”, është shprehur moderatorja e njohur.

grida duma ori nebiaj

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegje të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,” tha Nebijaj.

Kujtojmë që Ori Nebijaj mori mandatin e deputetes, pasi ky vend u la bosh nga Grida Duma, e cila u tërhoq nga politika, për t’iu përkushtuar botës së televizionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura