Tarifat e larta, studentët në protestë, mbyllin derën e shkollës (Foto+Video)

Jan 21, 2016 | 9:52
SHPËRNDAJE

studentet1

Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, kanë mbyllur derën e fakultetit këtë mëngjes të acartë për të shprehur revoltën e tyre ndaj zhvatjes së studentëve nëpërmjet tarifave të kripura.

Pamje nga momenti kur studentët largojnë me forcë nga ambjentet publike të universitetit makinën e rojeve private, të paguar nga shteti ynë i privatëve.Universiteti është i yni, as i privatëve, as i qeverisë.

Posted by Për Universitetin on Wednesday, January 20, 2016

“Ky Janar nisi gjëmën e pritshme për studentët: detyrimin për të paguar një çmim të papërballueshëm për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të studiuar. Nuk mjafton vetëm agresioni qeveritar me përcaktimin e nivelit të tarifave. Atij i shtohet dritëshkurtësia dhe arroganca e drejtuesve universitutarë në pranimin e këtij niveli tarifash dhe detyrimin e studentëve nëpërmjet sanksioneve për t’i paguar ato një orë e më parë. Studentë, pedagogë, qytetarë, bashkohuni me ne!”,- shkruajnë ata në faqen e tyre në rrjetet sociale.

Studentët bllokojnë Fakultetin e Shkencave SocialePo ndodh tani: Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, kanë mbyllur derën e fakultetit këtë mëngjes të acartë për të shprehur revoltën e tyre ndaj zhvatjes së studentëve nëpërmjet tarifave të kripura. Ky janar nisi gjëmën e pritshme për studentët: detyrimin për të paguar një çmim të papërballueshëm për ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të studiuar. Nuk mjafton vetëm agresioni qeveritar me përcaktimin e nivelit të tarifave. Atij i shtohet dritëshkurtësia dhe arroganca e drejtuesve universitutarë në pranimin e këtij niveli tarifash dhe detyrimin e studentëve nëpërmjet sanksioneve për t’i paguar ato një orë e më parë.Studentë, pedagogë, qytetarë, bashkohuni me ne!

Posted by Për Universitetin on Wednesday, January 20, 2016

Pjesë nga fjalimi i aktivistit Arlind Qori, mbajtur gjatë bllokimit të FShS-ë

Posted by Për Universitetin on Thursday, January 21, 2016

Teksa kanë publikuar edhe një madnat pagese për të treguar se sa janë të detyruar të paguajnë këtë vit:

“Kjo eshte pagesa e masterit shkencor tek Fakulteti i Shkencave Sociale: 84, 000 leke ne vit. Ndersa per bachelor plot 40, 000 leke ne vit. Keto jane mbase tarifat me te larta qe eshte i detyruar te paguaje nje student i Universitetit te Tiranes. Shume studente te Fakultetit te Shkencave Sociale kane shprehur pamundesine per ti shlyer menjehere ato. Pavaresisht mjedisit te rehatshem, serish keto tarifa mbeten absurde. Dija, ne dy mije vjete, qe nga Platoni e ketej, nuk ka qene kurre mandat-pagese por deshire dhe domosdoshmeri e njeriut. Studentet e ketij Fakulteti duhet ta dine shume mire kete fakt”.

studentet2 studentet3 studentet4 studentet5 studentet6 studetnet7 studetnet8 tarifat e studenteve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura