Tare: S’duhet ta fusim nën presion trajnerin, Shqipëria skuadër me identitet

Oct 10, 2017 | 17:30
SHPËRNDAJE

Ish-bomberi i Kombëtares, Igli Tare, i cili aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Lacio, ishte dje prezent në “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Itali, që përfundoi me fitoren 0-1 të miqve.

Tare-1

Në një prononcim për “Top Channel” në fundin e ndeshjes, Tare ka deklaruar se i duhet dhënë kohë trajnerit Panuçi dhe nuk duhet ta venë atë në presion. 44-vjeçari vlerëson lojën e kuqezinjve, për të e rëndësishme është që Shqipëria është një skuadër me identitet.

Tare

“I duhet dhënë kohë trajnerit se ne e kemi zakon tashmë t’i vëmë nën presion. Ai është duke bërë një punë të mirë me ekipin, por sigurisht ka nevojë për më shumë kohë. Çdo periudhë ka pasur mënyrën e vetë të lojës, nuk mund të gjykojë njeri, e rëndësishme është në këto momente që të them se Shqipëria është një skuadër me identitet”, u shpreh drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura