Tare përgatit goditjet e bujshme në merkato, në skenë edhe Xhovinko

Jul 16, 2018 | 14:55
SHPËRNDAJE

Igli Tare është drejtori sportiv i Lacios dhe si i tillë ka bërë disa herë blerje të goditura në merkato. Së fundmi ekipi Italian kërkon që të bëjë një goditje të mirë në merkato dhe këtë ja ka lënë në dorë Igli Tares. Shqiptari prej kohësh ka vëzhguar nga afër brazilianët Luan dhe Leo Çitadini.

igli tare

Së fundmi ai ka qenë duke vëzhguar edhe organizatorin e Klub Bryzhit, Hans Vanaken. Megjithatë mediat italiane flasin edhe për një emër si ai i Sebastian Xhovinko. Shumë alterantiva nga Tare, por mbetet për tu parë se cili do të jetë lojtari që do të mbërrijë në Romë.

Xhovinko

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura