Tare nuk ndalet, sjell një tjetër shqiptar tek Lacio

Aug 14, 2018 | 21:18
SHPËRNDAJE

Igli Tare vazhdon të pasurojë klubin e Lacios me shqiptarë. Sot, tek ekipi i të rinjve të klubit kryeqytetas, ka ardhur edhe shqiptari i lindur në Pistoia, Galip Arapi, mesfushor vetëm 17-vjeç.

arapi

Arapi ka lindur në Itali, por ka zgjedhur që të përfaqësojë kombëtaren kuqezi. Tek ekipi i të rinjve, ndërkohë janë edhe disa lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, portieri Marko Alia, mbrojtësi Serxho Kalaj, si dhe sulmuesit Beli Lukaj dhe Progon Maloku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura