Tare kërkon një tjetër mesfushor, mund të rikthejë brazilianin nga Kina

Aug 2, 2018 | 18:35
SHPËRNDAJE

Lacio ka afruar së fundmi Milan Badelj dhe Korrean, por vazhdon të jetë ende aktive në merkato. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” Igli Tare pëlqen idenë e rikthimit të Ramirez në Europë.

Ramirez

Ai aktivizohet me Jangsu Suning. Një shkak është se ai mund të vi në kryeqytet për vetëm 3 milionë euro. Ramirez la Çelsin në vitin 2016 për të emigruar në Kinën e largët. Problemi i vetëm është paga e tij e lartë, por dëshira e tij për tu rikthyer në Europë mund ta bëjë brazilianin të bindet për një pagë më të ulët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura