TAP, ja kompanitë që do ndërtojnë dhe rehabilitojnë urat dhe rrugët hyrëse në Shqipëri

Apr 14, 2015 | 21:00
SHPËRNDAJE

Projekti Trans Adriatik (TAP) ka zgjedhur një sipërmarrje të përbashkët për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri, duke e konsideruar atë “kontrata e parë e madhe”. Gener 2 Sh.pK dhe Sicilsaldo SpA pritet të fillojnë aktivitetet e tyre në tremujorin e dytë të vitit 2015.

Mediat qe kane shkruar per projektin TAP

“Njoftimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për fazën e ekzekutimit të TAP-it, pasi ajo do të lejojë për instalimin e tubacionit që të fillojë në 2016” ,- tha Ian Bradshaw, Drejtori Menaxhues i TAP, të martën.

Kompania nuk bëri të ditur vlerën e kontratës, e cila përfundon procesin e para-kualifikimit të projektit TAP që filloi në prill te vitit 2014. Të dy kompanitë do të duhet të ndërtojnë dhe rehabilitojnë mbi 100 kilometra rrugë, të ndërtojnë dy ura të reja dhe rehabilitimin e 50 urave ekzistuese.

“Përveç programit tonë të investimeve komunitare në Shqipëri, rrugët hyrëse dhe urat do të lihen pas për të mirën e komuniteteve lokale për dekada të tëra që do të vijnë”,- shtoi Bradshaw, në përpjekje për të mbajtur një reputacion të mirë në mesin e popullatës lokale.

Mediat e huaja qe kane pasqyruar lajmin, kujtojne se në Itali, grupet lokale dhe Presidenti i Rajonit të Pulia-s, shprehën pakenaqesite e tyre me ndërtimin e tubacionit, duke shprehur shqetësime rreth ndikimit në mjedis të projektit.

Aksionet e TAP i përbëjnë PB (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), FLUXYS (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Lisa Givert, kreu i komunikimit per TAP, kohët e fundit tha se TAP është i hapur për aksionerë të rinj. Gjatë fundjavës, SNAM CEO tha se grupi mund të jetë i interesuar në marrjen pjesë në projekt.

Gjithashtu të martën, kryeministri serb Aleksandar Vucic filloi vizitën e tij dy-ditore në Azerbajxhan me një takim me Presidentin Ilham Alijev. Sipas mediave, kompanitë azerbaxhanase do të jenë të gatshme për të investuar në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura