“Tano Banushi bëri tortura e krime si sigurims”, Ardian Ndreca: Ja e vërteta

Aug 10, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Studiuesi Ardian Ndreca hedh poshtë akuzat se aktori Tano Banushi ka qenë pjastra i sigurimit dhe ka kryer krime e tortura.

tano-banushi-696x409

Në një reagim, Ndreca shprehet:

Këto ditë drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, kërkoi ndjesë për gjestin joqytetar që iu ba Tano Banushit 25 vjet ma parë, tue mos lejue homazhe në teater e tue ia mbyllë dyert kortezhit mortor.

Asht i qarte per te gjithe dimensioni artistik dhe kontributi i këtij artisti shkodran.

Pashë dikund në fb se Tanoja akuzohej edhe si oficer sigurimit për krime dhe tortura ne vitet e para te regjimit e per kete gja citohej libri “Çinarët” i Át Konrad Gjolajt.

Librin e kam pase lexue kur ka dale por nji gja te tille s’e kujtoja.

E rilexova, se veç mire ban, dhe pashe se Tanoja citohet tri here, ne ff. 35, 104, 106.

Ne asnjenin vend s’flitet per tortura dhe krime te tmerrshme te pandehuna te tijat.

E kuptoj qe fb s’asht as voter historianesh dhe as qender erudicioni, por shpifja asht nji mjet i ulet per me prozhmue këdo, qofte edhe nji mbeshtetes te sinqerte te regjimit monist siç ishte aktori në fjalë.

Shpifësat janë të gjithë njilloj, nën çdo regjim, prandaj për ta jeta nën nji regjim apo nën nji tjeter asht e njejtë, ndryshon veç entiteti i damit që shkaktojnë.

P.S. E thanun si kot: ne vitet e para te regjimit ne Shkoder ka qene aktiv ne trupa gjykuese kap. Gjon Banushi… çka me saktesue, analfabetizmi ma i rrezikshem asht ai i pjesshmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura