“Tani që more pasaportën, a do të gjesh edhe një partner shqiptar?”, ja si përgjigjet Dua Lipa

Nov 28, 2022 | 17:23
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, mori nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti Bajram Begaj.

Sot gjatë konferencës që dha për mediat, gazetarja e Panorama Plus, Krisa Caushi, i bëri një pyetje befasuese këngëtares, e cila e vendosi në njëfarë mënyre në vështirësi.

Ajo e pyeti nëse tashmë që ka marrë pasaportën, a do të gjejë edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar.

“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ishte pyetja e gazetares.

Dua e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.

“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo jo spo dit. Nuk kam përgjigje”, u shpreh Dua Lipa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura