“Tani me sëpatë”, Rama flet për të fortët në bregdet dhe legalizimet: Ja kush nuk kanë asnjë shans

Nov 25, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

Strategjia e re për vijën bregdetare dhe legalizimet janë një nga pikat kryesore ku u ndal kryeministri Edi Rama, duke thënë se situata e akumuluar prej vitesh do të marrë zgjidhje.

ram

“Sa të fortë e kanë në dorë vijën bregdetare, jo të fortë si persona me precedentë penale, por të fortë të tipit si prokurorë. Sikur ta dini se sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bregdetare është të vësh duart në kokë, flasim për gjykatës që bëjnë gjykatës në orën e punës dhe marrin qira për mijëra euro metra katrorë plazh, këta të fortë. Po punojmë  për ligjin e ri dhe regjimi mbi vijën bregdetare do të ndryshojë plotësisht”- tha Rama.

Duke u ndaluar te problemet e shumta që lindin gjatë legalizimeve të banesave, Rama ka thënë se për të gjitha ato toka që nuk janë në konflikt do të shohin legalizim brenda vitit 2021.

“Unë bëj 6 vite mbledhje dhe dal më i paqartë se sa hyj. Tani me sëpatë, kjo pritet dhe të gjitha tokat që nuk janë në konflikt brenda vitit 2021 duhet tu jepen njerëzve. Shtëpitë në fshat do të legalizohen të gjitha, shtëpitë në qytet aty ku janë të palegalizueshme do të regjistrohen, me përjashtim të akseve kombëtare që nuk mund të ketë legalizim, regjistrim e as gje, pasi nuk ka shans njeri që ti marrë lekë buxhetit të shtetit për të mbajtur peng aksin kombëtar, nuk ka asnjë shans. Ca ti them unë saj zonjë që tha qeveria e poshtë më dha 130 mln lekë, po sa donte zonja, sa donte”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura