“Tani marto vajzën me djalin e Thaçit”, reagon ashpër presidenti serb

Sep 8, 2018 | 8:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit për “martesën e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiq” për shkak të afërsisë së dy liderëve.

auto_auto-auto-vucic-3-1488892208-215212748331533576976

“Për arsye të pa njohura, ndoshta për shkak të nevojave të tyre të brendshme ai ka përmendur vajzën time 16 vjeçare Milicën” ka thënë Vuçiq.

Më pas ai e ka quajtur të pa edukatë Kurtin duke thënë se secili prind do ia dhezte një shuplakë ose diçka tjetër.

“Por unë këtë s’mund ta bëjë sepse jam President i Serbisë. Mua kjo s’më lejohet as ta them, kjo vetëm flet se sa i pa edukatë është ai” ka thënë Vuçiq.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditë më parë në një tryezë për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Madje, ai në formë ironie kishte thënë se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi tamam sikur në mesjetë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura