Tani luan për Tiranën, Erion Braçe ka një urim të veçantë për Bathën: Nuk të takova kurrë, por u bëre pjesë e jetës sime

Mar 29, 2020 | 15:18
SHPËRNDAJE

Idriz Batha është një nga lojtarët më të mirë te Tirana këtë sezon, ku po i jep një ndihmë shumë të madhe ekipit të tij, drejt titullit kampion.batha

Ditën e djeshme mesfushori bardheblu ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të, por ndryshe nga herët e tjera, për shkak se të gjithë janë të izoluar për shkak të Koronavirusit.

Urimet për futbollistin ishin të shumta, teksa një urim të veçantë e ka marrë edhe nga zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, i cili njihet si një tifoz i flaktë i Partizanit.yjy

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Braçe i ka bërë një urim të veçantë ish-lojtarit të Partizanit, ndonëse thotë se nuk e kishte takuar atë kurrë.

“  TËBËHESH101VJEÇ

Ka disa njerëz që nuk i ke takuar kurrë, por bëhen pjesë e jetës prej ngjarjeve apo aktivitetit tënd te përditshëm, përmuajshëm, edhe vitesh! Idriz Bathën unë e njoh kështu!

Ai nuk është sot një vjeç, është më tepër dhe vitet e tij nuk i fsheh, as fshihen. Në fakt është kështu për çdokënd! Ndaj vendosa ta kujtoj dhe uroj kështu; TËBËHESH101VJEÇ

Të kesh shëndet e jetë për vete e familjen tënde!”, shkruan Braçe.

KLNL JKL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura