Tallja me dhimbjen e të tjerëve tregon mjerim të madh njerëzor

Nov 29, 2019 | 16:56
SHPËRNDAJE

Nuk ka rëndësi nëse ai që ne shohim duke vuajtur është dikush që ne e konsiderojmë armik: të gëzohesh me dhimbjen e tjetrit tregon një perceptim të dobët për jetën.

Nëse do ta kuptonim njëri-tjetrin në tërësi, do të mund ta perceptonim lehtësisht shkakun e vuajtjes së të tjerëve, në mënyrë ideale të vuajnë nga e njëjta dhimbje. Ajo çfarë i bëjmë një personi tjetër, në realitet, ne ia bëjmë vetvetes. Veçanërisht mungesa e besimit shkakton më shumë dhimbje, pasi ata e kritikojnë jetën e të tjerëve duke etiketuar dhimbjen dhe intensitetin e saj sipas përcaktimit të tyre.

Nuk është aspak e thjeshtë të flitet për dhimbjen, veçanërisht atë të brendshme, e cila nuk mund të shihet dhe nuk mund të matet. Ne jetojmë në një periudhë në të cilën dhimbja nënvlerësohet. Ne e kuptojmë këtë, kur gëzojmë me dhimbjen e tjetrit, kur një person konsiderohet i keq, ose armik, e provon atë drejtpërdrejt. Një lloj hakmarrjeje që nuk sjell asgjë konkrete, por në këtë mënyrë, subjekti që vuan mund të kuptojë të keqen e shkaktuar më parë.

Në gjuhën gjermane ky qëndrim përkufizohet nga një fjalë specifike, në dukje e pakonkurueshme: “schadenfreude”, e përkthyer fjalë për fjalë si gëzim për dhimbjen dhe fatkeqësinë e të tjerëve.

Ky qëndrim është thellësisht i gabuar për disa arsye. Të gëzosh me dhimbjen e të tjerëve, madje edhe atë të ndjerë nga një person që mund t’iu ketë lënduar më parë, nuk do të thotë të largosh vuajtjet e tua.

Lidhur me këtë ndjenjë jo të zakontë janë bërë studime të thella. Sipas një studimi të kryer në Japoni të gëzuarit me dhimbjen e të tjerëve aktivizon qarqet nervore që stimulojnë prodhimin e dopaminës, neurotransmetuesit që aktivizohen kur marrim një shpërblim.

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura