Talenti shqiptar tërhiqet nga futbolli prej problemeve në zemër

Nov 24, 2017 | 19:42
SHPËRNDAJE

Sinan Bytyqi konsiderohej si një nga telentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por problemet mjekësore e kanë detyruar të tërhiqet në një moshë shumë të re, nga fushat e blerta të futbollit.

bytyci

I dalë nga akademia e Mançester Sitit, 22-vjeçari që ishte i huazuar tek skuadra holandeze Go Ahead Eagles, pasi u këshillua me mjekët, ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Talenti që ka luajtur me Shpresat e Austrisë dhe Kosovës, tashmë ka vendosur t’i përkushtohet një profesioni tjetër.

Në shenjë respekti, klubi i Mançester Sitit ka vendosur t’i japë Bytyqit  një post në zbulimin e talenteve të rinj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura