Talenti i Tiranës i bashkohet Muçit në Poloni, do zëvendësojë ish-in e Leisterit. Ja detajet e transferimit

Aug 24, 2021 | 21:35
SHPËRNDAJE

Pritet vetëm zyrtarizimi por duket se edhe Jurgen Çelhaka po ndjek rrugën e Ernest Muçit. Sipas mediave polake, mesfushori i talentuar i Tiranës, do të bëhet së shpejti një futbollist i ri i Legias së Varshavës.

Celhaka

Skuadra polake kërkon prej kohësh një mesfushor qendre që të zëvendësojë Bartozh Kapushka, i cili ka pësuar një dëmtim dhe mund të mungojë për një periudhë të gjatë. Pas një kërkim intensiv për të zëvendësuar lojtarin i cili në të kaluarën ka luajtur edhe te Leister, është arritur në konkluzionin se Çelhaka është një emër që premton për të ardhmen e kësisoj u gjet akordi me të dhe Tiranën për transferimin.

Sipas mediave hungareze, nesër lojtari do të udhëtojë drejt Polonisë dhe pas vizitave mjekësore, do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me kampionët e Polonisë. Kështu, Çelhaka do të bashkohet me Muçin, i cili ka filluar në këtë sezon të lërë shenjë duke luajtur më me rregullsi me Legian, pasi duket se është ambientuar me klubin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura