Talenti i pazbuluar i Xhemi Shehut: Çfarë më thonë njerëzit kur më shohin si aktore

May 13, 2016 | 14:54
SHPËRNDAJE

Pas një viti që iu bashkua stafit të spektaklit të humorit “Portokalli”, si moderatore në treshen me Salsano Rapin dhe Eneda Tarifën, tashmë Xhemi Shehu po na çudit me talentin e saj të aktrimit në rubrikën “Atentatet”, ku gjatë interpretimit u bashkohet dhe Florian Binaj.

Ajo vjen si protagoniste e roleve më emblematike të kinemasë shqiptare ndër vite, kësaj here në formën e parodisë, që pa dyshim ka dhe ajo specifikën e vet në aktrim. Shpesh në ngjyrat bardhezi, ajo risjell në kohëdhe nota humori personazhet e famshëm femërorë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, eksperiencë që e ka filluar me filmat: “Njeriu me top”, “Shpyllëzimi i lirisë’, “Rrugë të bardha”, “Gjeneral Gramafoni”. Pas largimit të Eneda Traifës nga “Portokalli”, për të ndjekur turin e Festivalit Europian, Xhemin e kemi parë protagoniste në role kryesore si: ish-shoqja e Benit te “Beni ecën vetë’, partizanin dyshues te “Dueli i heshtur”, apo Madalenën e rraskapitur nga xhelozia e të shoqit te “Fjalë pa fund”.

054a88230489a70e05577c28128e7ee0

E pyetur nga gazeta “Panorama” për talentin e saj të fshehur si aktore dhe këtë eksperiencë ndryshe në punën e saj shumëvjeçare në televizion, ajo shprehet: “Nuk kam ç’të them tjetër, përveçse më gëzon fakti që njerëzit më kanë pritur mirë në këto role”. Moderatorja e njohur e disa formateve shumë të rëndësishme në televizion, u rikthye në spektaklin e humorit “Portokalli”, disa vite pasi ajo ishte pjesë e prezantimit përgjatë një sezoni në vitin 2006, bashkë me moderatorët e asokohe, Agron Llakaj dhe Amarda Toska.

0Y7yLE0

Shumë pak kohë pas lindjes së djalit të dytë, Gabriel, Xhemi Shehu u rikthye në ekranin e “Top Channel” pikërisht si moderatore e të njëtit spektakël ,“Portokalli”, ndërkohë që e kishim parë në programe të rëndësishme për vite me radhë. Nga java në javë, ajo ka dalë nga kornizat thjesht si prezantuese e çlirët para kamerave, duke u shfaqur si një “show girl”, ashtu siç është dhe tendenca për personazhet televizive që dinë t’i bëjnë të gjitha në ekran.

b2db277a-6368-4b21-a74a-f1c0a13b3de1-0-

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura