Talenti i fundit i “fëmijëve të artit”, djali i Tares krahë Halandit. Media prestigjioze i kushton artikull

Mar 11, 2021 | 18:46
SHPËRNDAJE

“I gjatë, i hollë dhe biond si babai Igli, si ai sulmuesi i parë, i veshur bardhekaltër, sulmuesi i Lacio Primavera, Etien Tare u zhbllokua të dielën kundër Interit”, shkruan në fillim të artikullit “La Gazzetta dello Sport” që i kushton një artikull djalit të Igli Tares, Etienit, i cili luan me të rinjtë e Lacios. Në dy ndeshjet e fundit, një asist dhe një gol: Etiene Tare, sulmuesi i Lacio Primavera, ra në sy të dielën, në “Sesto San Giovanni”, kundër Interit, në humbjen 3-1.

tare_etienne

Titullar luan Romano Floriani Musolini, djali i Alessandra, këtë vit ai do të duhet të luftojë shumë për të luftuar paragjykimet ndaj mbiemrit.

“Etiene Tare lindi në Bresha më 2003, kur Igli ishte “kulla” e “dallëndysheve”. Gjigand si babai i tij, 192 cm, me një aftësi parësore, që ndodh të jetë ajo e lojës me kokë. Pas një procesi të gjatë me ekipet e të rinjve të Lacio, ai tani do të provojë veten me ekipin e parë. U përfshi në listën e Lacio për Champions-in. Me fanellën e Lacio, Tare i vjetër arriti të luante dy ndeshje në Champions, në sezonin 2007-2008.

Futbollisti i ri i familjes ka një karrierë të tërë për ta kapërcyer, duke pasur parasysh që babai nuk ka luajtur ndeshje të tjera në kompeticionin maksimal europian. Për Etienn Tare, një gjë mbetet e sigurt: karriera e tërë është përpara për tu shkëputur nga mbiemri i rëndë që mban, duke u përpjekur të bëhet protagonist, pa u krahasuar me prindërit

Për ata që janë rritur me futbollin e viteve 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000, të shohin kaq shumë, bëhet e vështirë. Sepse po, thinjat fillojnë të numërohen, nostalgjia del në pah dhe shikon të kaluarën me trishtim. Por “fëmijët e artit” vazhdojnë të shfaqen, të etur për të tejkaluar prindërit e tyre. Pas Kieza, Di Françesko, Haland dhe të tjerëve, tani është radha e Etiene Tare për të bërë diçka të tillë.”, shkruan media italiane në artikullin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura