Talenti Gavazaj tregon pse zgjodhi t’i bashkohej Skënderbeut

Jun 29, 2016 | 12:04
SHPËRNDAJE

Klubi i Skënderbeut ka publikuar një intervistë të shkurtër me talentin e kombëtares U-21, Enis Gavazaj, i cili i është bashkuar së fundmi kësaj skuadre. Futbollisti u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve, duke zbuluar se pse kishte vendosur t’i bashkohej klubit korçar dhe cilat ishin objektivat e tij.

13557785_1065304896840564_4980686257743129055_n

Prej ditësh jeni pjesë e ekipit tonë, mendoni se do tregoni vlerat tuaja më të mira në kupat e Europës për të realizuar ëndrrën e madhe të tifozëve për të hyre në grupet e Champions League?

Besoj se me seriozitet, punë dhe angazhim do të arrij të jap më të mirën në fushën e lojës dhe shpresoj që të realizojnë këtë ëndërr timen dhe tifozëve duke u kualifikuar në grupet e Championsit.

Mirëserdhe ne familjen bardhekuqe Enis. Pas eksperiencës tuaj me Gent dhe Roselare vendosët që të jeni pjesë e Skënderbeut, cila ishte arsyeja?

Pas aventurës në Belgjikë zgjodha t’i bashkohem familjes bardhekuqe pasi më ka bindur dhe filozofia e klubit. Këtu punohet me të rinjtë dhe ka një strategji të qartë pune.

A beson se do ta zëvendësosh Berishën pasi ne si tifozë e ndjejmë mungesën e tij?

E kam ndjekur Skënderbeun kur Bernardi ishte këtu dhe mendoj se ai ka bërë një punë mjaft të mirë. Por unë mund të premtoj vetëm që do të jap maksimumin nga vetja ime në të mirë të klubit.

Çfarë përshtypje të ka lënë Agostineli dhe shokët e ekipit deri në këto momente?

Sa i përket trajnerit, të gjithë jemi të kënaqur me punën e Agostinelit. Ndërsa gjej rastin të falënderoj shokët e ekipit për mikpritjen që më kanë ofruar prej mbërritjes time këtu.

Çfarë i premton tifozëve për këtë sezon?

Siç e thashë edhe më lart, unë premtoj që do jap maksimumin në aspektin personal me shpresën se do t’i arrijmë të gjitha objektivat e klubit. I përshëndes të gjithë tifozët e Skënderbeut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura