Talentet e reja të Tiranës, futbollisti i kombëtares surprizon me vizitën e tij

Jan 16, 2018 | 10:09
SHPËRNDAJE

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë treguar se janë jo vetëm profesionistë në fushë, por edhe me zemër të madhe jashtë saj, duke shërbyer edhe si model për shumë të tjerë.

Jahmir Hyka, I cili është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kryeqytetas, gjendet këto ditë në Tiranë, ku është takuar edhe me të vegjlit e apasionuar pas futbollit.

26731591_10156105407261926_8736212306658055380_n

 Ndryshe nga vitet e para të karrierës së tij ku stërvitej në fushat me baltë, dhjetra të rinj përgatiten në fushat multisportive të Parkut të Liqenit të cilat kanë të gjithë parametrat sikurse ekipet zinxhir të moshave në qytetet evropiane. “E sheh Jahmir Hyka, çfarë talentesh po rrit Tirana? Ndeshje fantastike dje te Fushat Multisportive te Parku i Liqenit. ? Gola, brohoritje dhe emocion mes të vegjëlve, të cilët jam i sigurt, që shumë shpejt do i shohim pjesë të skuadrave më të mira”, shkruan Veliaj.

 Të konceptuara si një hapësirë sportive dhe rekreative, fushat me bar përdoren për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme si aerbi, crossfit, joga, kampionate futbolli, rregbi dhe mbi të gjitha për ndeshje futbolli për këdo që organizohet në skuadra dhe ka dëshirë të zgjedhë parkun e liqenit dhe jo fushat private për të zhvilluar një ndeshje mes miqsh. Si promotore e jetesës së gjelbër dhe aktive Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë menaxhon dhe mirëmban këtë ambient, jo vetëm për të rriturit, por edhe për argëtimin e fëmijëve, të cilët mund të luajnë të lirë çdo pasdite.

thumbnail_26731662_10156105407381926_4431628013678776795_n hyka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura